Mirë të tjerat, po stresin e punës si ta largojmë?
“Epo punë pa stres nuk ka,”do të thoshte dikush dhe mbase kjo është e vërtetë. Ama kujt i pëlqen që përveç se të lodhet në punë edhe të stresohet? Me shumë mundësi askujt. Në këtë artikull kemi hartuar një listë, me disa pika të cilat po t’i ndiqni, do t’jua largojnë si me dorë stresin e punës.
Përdore kohën fillimisht për të mbaruar punë e më pas për t’u qetësuar e çtensionuar. Kështu orët e kaluara në punë kanë për t’u dukur disi më zbavitëse.
Stërvitu
Nëse nuk ja ke marrë ende dorën bërjes së diçkaje e mira është që të stërvitesh. Kur të gjesh pak kohë shfrytëzoje për të forcuar këtë pikë të dobët.
Ushqehu
Edhe stomaku i zbrazët është një shkak i stresit në punë. Shkëputu nga puna për të ngrënë diçka e cila do të të japë energji.
Dëgjo muzikë
Thuhet se muzika e lufton stresin. Për këtë arsye të këshillojmë që në punë të mos i ndash nga vetja kufjet.
Thjesht merr frymë
Ndonjëherë frymëmarrja e thellë duket sikur të lehtëson. Kështu që herën tjetër që do të jesh duke përjetuar stres, vetëm merr frymë thellë.