Mishi i përpunuar shkakton kancer në gji

”Mishi i përpunuar shkakton kancer në gji”, ky është rezultati i studimit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, raporton BBC.

Studiuesit kanë konstatuar se konsumimi i rregullt i biftekëve apo salçiçeve mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit. Studim ka zbuluar se gratë të cilat konsumojnë shpesh mish të përpunuar kanë 9% më shumë shanse për të rritur rrezikun e kancerit në gji sesa ata që konsumojnë më pak. Studimi mbështet të njëjtat konkluzione që ka nxjerrë dhe Organizata Botërore e Shëndetit, sipas të cilave mishi i përpunuar shkakton kancer.

Ekspertët rekomandojnë kujdes përsa i takon këtyre studimeve. Në Britaninë e Madhe 7 nga 100 gra mund të preken nga kanceri i gjirit. Studiuesit rekomandojnë konsumimin e jo më shumë se 70 gr mish të kuq dhe mish të përpunuar në ditë.

SHKARKO APP