Mjaltë dhe piper i zi, si të shëroni kollën në mënyrën me perfekte

Padyshim që me ndërrimin e sezonit kolla është një nga problemet më shqtësuese për ne.

Nëse je pjesë e atyre që vuajnë nga kolla në kohën e ftohtë, atëherë me siguri ke nevojë për këtë trajtim natyral. Mjaltë dhe piperi i zi është kombinimi natyral më i mirë për të parandaluar kollën.

Si ta përdorësh?

Ka dy mënyra të thjeshta, por shumë efektive për të përdorur piperin e zi dhe mjaltin për të parandaluar kollën.

Piper pluhur dhe mjaltë: Piq rreth 4 – 5 kokrra piper të zi në flakë të ngadaltë, lëri të ftohen dhe thërrmoji derisa të bëhen pluhur. Në një gjysmë luge mjaltë, shto një majë luge piper, përzieje dhe haje. Bëje rregullisht çdo mëngjes për të parandaluar kollën dhe qëndro sa më larg të mundesh nga i ftohti.

Çaj me piper të zi: Në vend që të pish çajin normal, pi një çaj me piper në mëngjes për të qëndruar sa më larg kollës dhe të ftohtit. Gjithçka që duhet të bësh është t’i shtosh 2 deri në 3 fara të zeza të grira ose pluhur çajit në një gotë me ujë të nxehtë. Përzierjen lëre të vlojë për 5 minuta, pastaj shto në të edhe një lugë gjelle mjaltë.

SHKARKO APP