Mjekët: Ruajini dhëmbët e fëmijëve tuaj
A ju kujtohet kur hoqët dhëmbin e parë? Për disa prej nesh, ishte e frikshme dhe e dhimbshme, ndërsa të tjerët morën një dhuratë të bukur nga Zana e Dhëmbëve.
Disa prindër i ruajnë dhëmbët e fëmijëve të tyre më pas. Ndërsa ruajtja e dhëmbëve të fëmijëve tuaj mund të tingëllojë e çuditshme, ne kemi gjetur një arsye të fortë pse mund të jetë e vlefshme.
Ne kemi histori të ndryshme rreth humbjes së dhëmbëve. Sot, do të dëshironim t’ju paraqesim një arsye shkencore përse mund t’ia vlejë të ruhen dhëmbët e fëmijëve tuaj.
Mbajtja e dhëmbëve për qelizat dentale
Mund të ketë disa arsye për një prind për të mos hedhur dhëmbin e rënë të një fëmije. Megjithatë, një arsye për ta ruajtur ka një lidhje me shëndetin e të ardhmes së të rinjve.
Shkencëtarët rekomandojnë mbajtjen e dhëmbëve për të marrë më vonë qelizat staminale të dhëmbëve prej tyre. Më vonë, këto qeliza mund të shpëtojnë edhe jetën e personit.
Cilat janë qelizat dentale dhe si mund t’i ruajmë ato?
© Depositphotos.com © gehealthcare / instagram
Të gjithë ne përbëhemi nga pjesë të vogla elementare të quajtura qeliza. Trupi ynë është ndërtuar prej tyre në të njëjtën mënyrë që një shtëpi është ndërtuar nga tullat. Qelizat ndahen në 3 grupe të ndryshme dhe secila prej tyre mbart një funksion të veçantë.
Qelizat burimore janë qeliza të reja që më vonë do të rriten në një nga këto grupe.
Qelizat e gjakut rriten dhe zhvillohen në një pjesë të kockave që quhen palca kockore. Qelizat burimore mund të merren nga dhëmbët si dhe nga pjesë të tjera të kockave. Mos harroni, dhëmbët duhet të ruhen siç duhet për t’u bërë të dobishme.
Mjekët dhe shkencëtarët përdorin disa lloje të teknologjisë për të ruajtur që më vonë të prodhojnë qeliza staminale.
Si mund të ndihmojnë ato?
Qelizat burimore mund të riprodhojnë çdo lloj tjetër qelize në trupin tuaj. Prandaj, ato mund të zëvendësojnë ato të dëmtuarat.
Hulumtimet tregojnë se qelizat burimore mund të ndihmojnë për të luftuar kancerin. Studime janë gjithashtu duke u zhvilluar për të zbuluar potencialin e qelizave burimore kur është fjala për trajtimin e sëmundjeve të tjera, p.sh. problemet e zemrës.
Extra: Nxisni kreativitetin e fëmijës tuaj me dhëmbët e tyre.
Ju mund t’i mbani dhëmbët e fëmijës tuaj për t’i përdorur në projektet shkencore. Çdo gjeni i ardhshëm ka nevojë për diçka për të filluar! Eksperimentoni së bashku me ndikimin që kafeja, sheqeri ose Coka – Cola ka në ngjyrën dhe dendësinë e dhëmbit.
Nëse përsëri nuk jeni të bindur se duhet t’i ruani dhëmbët, mund t’i hedhni ose t’i groposni në kopshtin tuaj. /Super Shendeti/