Mjekët: Sëmundjet e veshkave, epidemi në rritje
Sëmundjet e veshkave po kthehen në një epidemi në rritje. Të dhënat flasin për 10% të popullatës së prekur, ndërsa mjekët nefrologë shtojnë apelin për kujdes, pasi kjo sëmundje nuk kursen as moshat e reja.
Rreth 10 % e popullatës shqiptare janë të prekur nga sëmundjet e veshkave. Mjekët nefrologë e konsiderojnë një epidemi në rritje, por shqetësim është kthyer rritja e numrit të të rinjve të prekur.
Mjeke: Mosha e njerëzve është rritur. Çdo person me rritjen e moshës fillon dhe bie dhe funksioni i veshkave. Problematikat më të mëdhaja fillojnë pas moshës 30-vjeçare.
Mjekët kërkojnë kontrolle të vazhdueshme dhe të mos neglizhohet asnjë simptomë
Mjeke: Veshkat shumë heshturazi në shumicën e rasteve bëjnë dëmtime pa dhënë shenja konkrete. Kur fillojnë shenjat është shumë vonë. Një nga shenjat që mund të na tërheqin vëmendje është enjtja në sy dhe më pas në këmbë.
850 milionë njerëz në mbarë botën është vlerësuar të kenë sëmundje të veshkave nga shkaqe të ndryshme, të cilat shkaktojnë të paktën 2.4 milionë vdekje në vit, duke u bërë shkaktari i 6-të i vdekjeve.