Mjeku popullor Hysni Dankshi: Ja trajtimi ideal për të luftuar gripin

Mjeku popullor Hysni Dankshi i ftuar në emisionin Ditë e Re ka treguar disa mënyrë për të luftuar viroza e stinës.

Dr. Dankshi tha se çaji i trëndafilit të egër është një kurë popullore mjaft e efektshme për të larguar gripin pasi ka përmajtje të lartë të vitaminës C.

Hysni Dankshi: “Në fazat e temperaturës, të gripit, të etheve apo të ftohjes përdoret çaji i trëndafilit të egër që është i përkryer. Është kundra sëmundjeve virusale, lufton virozat, ul temperaturën. 

Kur ke humbje të oreksit, çaji i trëndafilit të egër të shton oreksin sepse ka vitaminën C më shumë se çdo preparat tjetër. Trëndafilat e egër duhet të mblidhen në mal, jo çaji me bustina. Me përdorimin e këtij çaji gripi për 3 ditë largohet sepse ul temperaturën, rrit imunitetin, rezistencën shton vitaminën C. 

Njerëzit nuk e vlerësojnë shumë por ka shumë vitamin C. Kur njerëzve u ikën oreksi nga stresi, mërzia, hallet e problemet çaji ua shton.”

Jo vetëm çaji i trëndafilit, por edhe çai i sherebelës është shumë i rëndësishëm për virozat e stinës.

Hysni Dankshi: “Kur kalon nga gripi në ftohje dhe në kollë atëherë mund të përdorim çajin e sherebelës. Sherebela eleminon djersitjen e tepërt dhe ndihmon për ftohjen dhe kollën.

Çaji i sherebelës ka edhe funksone të tjera.

Hysni Dankshi: “Gjithashtu ndihmon nënat me fëmijë me gji kur kanë probleme, kur u mungon gjiri. Çaji sherebelës shton sekrecionet e qumshtit. Është e përkryer edhe për shtimin e memories tek mosha e treta.”

SHKARKO APP