Mos e hani këtë peshk të lirë, mund t’u çojë drejt vdekjes!
Peshku Basa (fileto Pangasius) shitet në formën e filetos së ngrirë në mbarë Evropën me një çmim shumë të lirë. Arsyeja pse është kaq popullor dhe me çmim të lirë, për këtë peshk që vjen nga Vietnami, është cilësia e ulët.
Madje ai mund të rrezikojë shëndetin e konsumatorëve! ‘Healthylivinghouse’, shkruan se peshku Basa (fileto Pangasius) kultivohet në afërsi të lumit Mekong në Vietnam, një nga lumenjtë më të ndotur në botë.
Peshku rritet tek pishinat që lidhen me ujërat e zeza të cilat përmbajnë nivele të larta të toksinave dhe baktereve që përfundojnë tek ky mish. Përveç kësaj, mishi ka rezultuar të përmbajnë metale të rënda, chlorate, izomere, hexachlorobenzene dhe komponime të tjera të dëmshme.
SHBA ka ndaluar importin e peshkut Basa për shkak të niveleve të larta të ndotësve të mishit, si dhe për shkak të dyshimit se ai përmban antibiotikët. Ai rritet në natyrë 4 herë më shpejt, por peshku Basa që shitet në tregje është injektuar me antibiotikë dhe hormone që mendohet se i rrit më shpejt këta peshq.
Peshku Basa është shitur me një çmim shumë të ulët për të tërhequr supermarketet dhe klientët e tyre që ta blerë atë, edhe pse nuk kanë dijeni të cilësisë së ulët të mishit.