Mos flini me freskuesen ndezur, e dëmshme për shëndetin
Mund t’ju duket si ide e mençur që në mbrëmjet e ngrohta të verës të flini me freskuesen ndezur,por jeni duke bërë një gabim të madh. Në një shkrim për ”The Sleep Advisor”, eksperti Mark Reddick ka treguar se freskuesja mund të nxisë alergjitë. Ato gjithashtu janë të dëmshme për personat që vuajnë nga astma.
”Për disa njerëz, posedimi i një freskueseje në dhomën e gjumit i ndihmon të flenë dhe të qëndrojnë të freskët gjatë mbrëmjes. Por disa tjerë vetëm sa i mban zgjuar, nxit sulme të astmës dhe mund t’ua thajë sytë”, ka shkruar Mark.
Veç kësaj, ai tregon se freskuesja bën që ajri të lëvizë nëpër dhomë, duke shkaktuar stuhi të pluhurit dhe polenit të cilat e gjejnë rrugën për në sinusët tuaj.
Nëse jeni të prirë për alergji, astma dhe grip, kjo mund të shkaktojë shumë telashe. Mark rekomandon t’i pastroni freskueset para se t’i përdorni sepse mund të ketë shumë pluhur.