Mos i ndani, këto ushqime largojnë yndyrën në gjak
Meqenëse nuk kanë kurrfarë shijeje apo arome, këta dy artikuj mund t’u shtohen ushqimeve më të llojllojshme. Hani pa u shtuar sheqer dhe organizmit tuaj do t’u bëjnë mirë.
Mjafton të hani një deri në dy lugë të vogël fara chia në ditë, ndërkaq nga ajo lugë e vogël do të përfitoni deri në tri herë më shumë hekur sesa nga spinaqi.
Më parë duhet t’i zhysni pak në ujë, meqë nuk kanë aromë mund t’u shtohet pothuajse të gjitha gjellëve – supës, perimeve, vezëve, pijeve…
Farat e chias janë përplot me omega-3 të thartirave yndyrore, të cilat ndihmojnë në rregullimin e kolesterinës së mirë dhe të kolesterinës së keqe në gjak, – përfundimisht ndihmojnë ne shëndetin e zemrës.
Pas eliminoni nga organizmi të të gjithë “armiqtë” e njohur – sheqerit, produkteve të mishit dhe produkteve të tjera, në ushqim shtoni farat e tërshërës. Konsumoni ashtu siç janë, pa shtesa të ëmbla.
Kokrrat e tërshërës pastrojnë zorrët nga yndyrat, sepse fibrat e tërshërës të njohura si beta-glukan, pothuajse yndyrarti thithin, andaj kolesterina as që hyn në gjak dhe në qarkullim të gjakut.
Një filxhan kokrra tërshërë do të plotësojë nevojat ditore për beta-glukan, mirëpo fibra të tilla ka edhe në elb dhe në alga.
Në ushqim kohë pas kohe përdorni edhe avokado, e cila, përveçse ul kolesterinën LDL, mbron edhe arteriet.