Mos i ri-ngrini akulloret, rrezikoni shëndetin
Përveç rreziqeve të njohura si diabeti dhe obezitet, akulloret kanë potencial t’ju shkaktojnë sëmundje të rënda.
Kujdes i shtuar duhet t’ju kushtohet akulloreve pasi të jenë shkrirë. Ngrija përsëri e akulloreve të shkrira nuk është një ide e mirë.
Akulloret shkrihen shpejt në temperaturë dhome dhe lëngu i përberë nga sheqeri dhe qumështi është vend i përsosur për bakteret si Listeria.
Në vitin 2015 pesë persona kishin përfunduar në spital, tre prejë cilëve kishin vdekur, pasi u helmuan me Listeria në Kansas të SHBA-ve. Rastet e tilla janë të rralla mirëpo mund të ndodhin. Më së miri është që të ktheni menjëherë kutinë e akulloreve në frigorifer pasi të keni marrë sasinë që ju nevojitet.