Mos u mundo t’iu pëlqesh të tjerëve, po dëmton shëndetin
Nis që në fëmijëri me vëmendjen e kërkuar nga prindërit për të vazhduar në kohët tona me super ekspozimin në rrjetet sociale ku pëlqimet e fotove apo komentet pozitive duket se janë bërë përcaktuese për të na bërë të ndihemi të dëshiruar dhe të vlerësuar. Emocione që më shumë se mirë na bëjnë të varur ndaj pëlqyeshmërisë dhe aprovimit të të tjerëve.
Kjo e gjitha na rrëmben shumë kohë dhe energji duke ndikuar deri edhe shëndetin tonë psiqik pasi të varesh nga admirimi apo mirënjohja e dikujt mund të sjellë keqardhje dhe zhgënjime që rrisin më pas pasigurinë dhe ashpërsojnë autokritikën.
Mund të duket një proçes i ngadaltë dhe i mundimshëm por ia vlen sepse rezultati do të na japë jo më vlerësimin e të tjerëve, por vetëbesimin e vërtetë për të cilin kemi aq shumë nevojë.