Mrekullia/ Djali zgjohet nga vdekja pak pasi doktorët fikën aparaturat që e mbanin në jetë
Një 13 vjeçar nga Alabama u ngjall pak pasi prindërit e tij kishin firmosur dokumentet për dhurimin e organeve.
Trenton McKinley vuante nga një traumë të rëndë në tru pasi u rrëzua nga një makinë dhe rimorkio e goditi kokën.
Doktorët i thanë prindërve se ai nuk kishte më jetë dhe se organet e tij ishin të përshtatshme për 5 fëmijë të tjerë të cilët kishin nevojë për transplant.
Një ditë pasi ishte vendosur t’i hiqnin tubat të cilat e mbanin në jetë, Trenton shfaqi shenja të ndërgjegjësimit.
Adoleshenti pësoi 7 fraktura të kafkës në aksidentin e ndodhur në mars në Alabama.
Nëna e tij Jennifer Reindl tregon se Trenton i ishte nënshtruar disa herë ndërhyrjeve kirurgjikale në kaftë ndërsa veshkat nuk funksiononin dhe pati arrest kardiak
Në një moment mamaja tregon se Trenton vdiq për 15 minuta, pas të cilave doktorët i thanë se “nuk do të ishte më kurrë normal”
Reindl i tha CBS Neës se vendosi të firmoste dokumentet e dhurimit të organeve pasi mësoi se organet e djalit të tij mund të shpëtonin 5 fëmijë të tjerë.
‘Ne thamë po.”
Ditën tjetër kur do ishte dhe dita e fundit Trenton nisi të reagojë.
Aktualisht ai po përmirësohet në një proces të ngadaltë.
“Godita betonin dhe rimorkioja më goditi në kokë. Pas asaj nuk mbaj mend asgjë” thotë ai.
“Trenton do duhet ti nënshtrohet ndërhyrjeve të tjera kirurgjikale e megjithatë ai flet, ecën madje dhe lexon e bën matematikë” thotë e ëma e cila atë çfarë po ndodh me djalin e saj e quan ‘Mrekulli”
Vetë djali thotë se ndërsa ishte pa ndjenja ishte në qiell: “Isha në një fushë të madhe dhe po ecja”
E gjithë kjo nuk ka asnjë shpjegim tjetër veçse: “Mrekulli e Zotit”