Mrekullitë e sodës së bukës

Shpesh dëgjojmë njerëzit tek thonë se nuk bëjnë dot pa sodën e bukës. Kjo, për shkak të mrekullive që bën kjo substancë. Funksionet e saj të shumta gjejnë përdorime pafund, por a i dimë ne?

1. Ndihmon në ç’ënjtjen e këmbëve

Pas të 30-ve nuk është çudi që këmbët të fillojnë të fryhen për arsye nga më të ndryshmet. Çfarë do t’ju vijë në ndihmë është soda e bukës. Hidheni atë në ujë të vakët dhe fusni këmbet brenda. Pas disa orësh do të vini re rezultatet e para.

2. Scrub për pikat e zeza!

Soda e bukës jo vetëm që heq pikat e zeza, por normalizon pH e lekurës.

Do të shihni që fytyra juaj do të prodhojë më pak yndyrë, kurse pikat e zeza s’do t’ju duhet t’i shihni më kurrë.

ǒduhet të bëni? Miksoni sodën e bukës me pak ujë. Pastaj shplajeni fytyrën me ujë të valuar për të hapur poret, pastaj aplikoni sodën në fytyrë dhe përqëndrojeni më tepër tek pikat e zeza. Masazhojeni pak dhe lëreni 1 minutë në fytyrë, për ta shplarë në fund me ujë të vakët.

3. Bën mrekulli me njollat e rrobave!

Ato njollat e verdha e të tmerrshme në këmishat e bardha mund të hiqen fare lehtë me sodë buke.

4. Brokoli i gatuar nuk humbet asnjë nga vetitë e saj nëse i hidhni pak sodë.

Për ta mbajtur brokolin jeshil, hidhni pak sodë në të.

5. Heqin pesticidet nga fruta-perimet

Për të hequr pesticidet nga frutat, vendosini ato në një vend ku keni hedhur ujë dhe sodë buke për 15-20 minuta.

6. Atletet do të shkëlqejnë sërish.

Pasta e dhëmbëve nuk është e vetmja zgjidhje për atlete të bardha. Soda e bukës bën mrekulli në zbardhjen e tyre!

SHKARKO APP