Mungesa e kësaj vitamine në trupin tuaj mund t’ju shkaktojë humbjen e shikimit

Vitamina A është mjaft e rëndësishme për shikimin tuaj dhe lëkurën. Kjo vitaminë është mjaft e domosdoshme, pasi nëse është në sasi të pakta në trupin tuaj mund edhe të humbni shikimin.

Mënyra më e mirë për ta marrë këtë vitaminë është duke konsumuar sa më shumë fruta dhe perime. Kjo pasi konsumimi i një sasie të madhe tabletash me vitaminë A mund të jetë edhe toksike.

Kjo vitaminë gjendet me shumicë majdanozi, mandarinat, specat e kuq, spinaqi, vaji i ullirit, karota, qumështi, domatet, salmoni dhe disa perimet në ngjyrë jeshile.

Që mos të keni probleme me shikimin meshkujt duhet të konsumojnë 900 mikrogramë vitaminë A në ditë, femrat 700 mikrogramë në ditë, kurse femrat shtatzënë, 770 mikrogramë në ditë.

SHKARKO APP