Ndotja e ajrit mbetet një ”emergjencë publike”- Ja cilët individë preken më shumë!

Shkencëtarët thonë se ndikimet nga ndotja e ajrit janë më serioze se sa mendohej më parë. Edhe pse është kryesisht e padukshme për syrin e lirë, ndotja e ajrit vazhdon të mbetet “një emergjencë e shëndetit publik”, në mbarë botëm.

“Një nga gjërat që na ka shqetësuar është se nuk mund ta shohim materien e grimcuar, dioksidin e azotit, apo helmin që thithim nga ajri i ndotur, prandaj nuk e marrim seriozisht këtë shqetësim të madh”.- theksojnë ata.

Por gjatë dekadave të fundit, studimet kanë zbuluar se në ç’mënyrë gazrat si dioksidi i azotit, mund të arrijnë thellë në trup, duke shkaktuar dëme të përhershme në shëndetin tonë. Efektet më të dukshme janë në frymëmarrje, ndaj kushdo që vuan nga astma, ka më shumë gjasa të jetë në rrezik, sepse ajri i ndotur mund të shkaktojë probleme kronike dhe të shkaktojë kriza të njëpasnjëshme të astmës.

Gjithashtu, ndotja e ajrit mund të dëmtojë edhe mushkëritë tuaja, trurin dhe çdo organ tjetër të trupit. Personat që rrezikojnë më shumë janë fëmijët, të cilët janë lehtësisht të prekshëm ndaj këtij fenomeni. Studimet kanë treguar se fëmijët që rriten në ambjente shumë të ndotura kanë kapacitet më të vogël të mushkërive sesa ato që rriten në zona më të pastra.

SHKARKO APP