Ndotja nga bishtat e cigareve; Duhanpirësit i flakin ku të munden, në botë gjobitesh

Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që bishtat e cigareve hidhen gjithandej pa pike kujdesi, shkelen me këmbë në toke ose hidhen në ujë dhe rrjedha më pas i merr me vete. Bishtat e cigareve kanë një lloj plastike që sipas shkencëtarëve do të duheshin 10 vite që të shpërbëhej.

Qeset plastike dhe pipat janë përmendur gjerësisht si ndotësit kryesorë por vëmendjes i ka shpëtuar një problem akoma edhe më i madh: bishtat e cigareve. Filtrat plastike të cigareve janë ndotësi numër 1 i botës dhe nuk parandalojnë as kancerin.

Duhanpirësit e pranojnë se i flakin ku të munden bishtat e cigareve. Bashkimi Evropian po përpiqet t’i japë një zgjidhje kësaj situate duke kërkuar që industria e duhanit të financojë pastrimin e bishtave të cigareve, si pjesë e një iniciativës botërore për të shmangur sendet plastike njëpërdorimshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithë cigaret që prodhohen në botë për një vit, shkaktojnë 1 milion ton mbetje plastike. Vende të zhvilluara kanë marrë masa. Në Paris p.sh. gjobitesh deri në 70 euro, nëse flak një bisht cigareje në tokë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?