Ndryshimi te sasia, jo çfarë hani (FOTO)

Madhësia e një racioni është rritur ndjeshëm në dekadat e fundit, duke ndikuar dhe në linjat tona. Racionet e mëdha po rrezikojnë shëndetin e njerëzve duke i nxitur të hanë më shumë, thotë një studim i Universitetit të Kembrixhit.

Tashmë pamje të reja tregojnë madhësinë e racionit që duhet të hamë, veçanërisht për Krishtlindje ku të gjithë kemi tundimin të hamë sa më shumë.

Fotot tregojnë sasinë e duhur për ushqimet festive që duhet të konsumoni Ditën e Krishtlindjeve nëse duam të humbim, të mbajmë, apo të shtojmë peshë, dhe ka një ndryshim shumë të madh mes tre përmasave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një seri fotosh nga MealKitt, pajisja e kuzhinës, tregon tre pjatat e një darke Krishtlindjesh, të gjitha kanë sasi të ndryshme racioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më i vogli tregon sasinë e saktë të ushqimit që duhet për të humbur peshë, pjata qendrore për të mbajtur peshë, dhe më e madhja sigurisht për të fituar peshë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?