Në 2017, 1.8 milionë njerëz u infektuan me HIV/AIDS
Prej vitesh hiv-aids është shpallur si sëmundja më e rrezikshme dhe vdekjeprurëse në botë. Pavarësisht thirrjeve për kontrolle që do të parandalonin virusin numri i të prekurve vjen gjithnjë në rritje ku rrezulton se me të bashkëjetojnë 36 milionë njerëz dhe prej tyre rreth 21 milionë janë në terapi intensive. Vetëm në vitin 2017 1.8 milion njerëz janë infektuar me këtë virus
Por sipas UNAIDS, një e katërta nuk e dinë se e kanë këtë virus dhe për këtë qëllim është shpallur nisma “ Njih statusin tënd” pikërisht në 30 vjetorin e Ditës Botërore të Hiv-Aids-it.
Në raportin e organizatës theksohet se Stigma dhe diskriminimi i pengojnë njerëzit të kryejnë një test për Hiv-in ndërsa Shumë njerëz e marrin vesh për sëmundjen vetëm pas shfaqjes së simptomave. Prej vitit 1980 për shkak të virusit kanë humbur jetën 35.4 milionë njerëz, ndërsa dyshohet se 9.4 milionë nuk e njohin statusin e tyre. 1.8 milionë të infektuar janë fëmijë nën moshën 15 vjec dhe 1.8 mln të tjerë të sapo infektuar.
Vendet më të prekura nga HIV aktualisht renditen Sëaziland, Lesotot, Botsëana, Afrika e Jugut dhe Namibia, me 27.2 përiqnd e popullsisë mbartës së sëmundjes.
Ekspertët shprehen disi më optimistë kur deklarojnë se 940 mijë njerëz humbën jetën në vitin 2017 por me një ulje prej 50 përqind krahasuar me vitin 2004.
Ndër vite, viktima të Hiv-AIDS kanë mbetur shumë emra të njohur artistësh me famë botërore. Legjendari i rrokut Freddi Mercury humbi jetën vetëm 24 orë pasi e kishte pranuar publikisht se ishte i infektuar. Ndërsa Rock Hudson, konsiderohet i pari artist që infektohet me HIV gjatë epidemisë së viteve 1980.
Ylli i filmave John Holmes, pianisti me famë Liberace, skenaristi i filmave fiction Isaac Asimov dhe aktori Anthony Perkin. Ylli i tenisit Arthur Ashe, filozofi francez Michel Foucault, ikona e modës Tina Choë, shkritmari francez Jean Paul Aron poeti spanjoll Jaime Gile de Biedma etj janë viktima të këtij virusi.
Por a shërohet sot Sida, falë barnave të reja?
Prej vitit 1982 vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e kurës por deri më tani shkencëtarët kanë arritur të mbajnë në kontroll duke ulur mundësinë e vdekjes përmes terapisë antiretrovirale.