Në cilat vende të BE-së familjet shpenzojnë më së shumti në alkool?

Shtetet baltike, anëtare të Bashkimit Europian kanë një nivel të lartë të shpenzimeve familjare ne alkool krahasuar me vendet e tjera në bllok, sipas të dhënave të reja.

Shifrat, të nxjerra nga Eurostat, tregojnë se familjet në të gjithë BE shpenzuan më shumë se 130 miliardë euro për alkoolin vitin e kaluar.

Estonia arriti të shpenzojë pjesën më të madhe të shpenzimeve familjare në alkool gjatë vitit 2017, në 5.2%, pasuar nga Letonia (4.9%) dhe Lituania (4%).

Tre shtetet baltike u pasuan nga Polonia (3.5%), Republika Çeke (3.3%) dhe Hungaria (3%).

Në anën tjetër të shkallës, Spanja ishte vendi me më pak shpenzime në alkool, me 0.8%, ndërsa Italia dhe Greqia shpenzuan 0.9%.

Europa ka nivelet më të larta të konsumit të alkoolit në botë, duke rezultuar në pjesën më të madhe të të gjitha vdekjeve që i atribuohen konsumit të alkoolit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Ndërkohë që Estonia kryesonte listën e shpenzimeve për familje, vendi është lavdëruar nga ËHO kohët e fundit për futjen e rregulloreve të reja mbi disponueshmërinë, çmimin dhe tregtimin e alkoolit.

SHKARKO APP