Në formë pas festave? Po, por pa e tepruar

Ekspertët thonë së është më mirë të rrisni gradualisht nivelin e aktivitetit

Të kthehemi në formë pas pushimeve? Po, por me ‘ritme të ngadalshme’, pa e ekzagjeruar. T’u futesh me kokë ushtrimeve është vetëm një mënyrë e mirë për “ta lënduar” trupin nëse nuk keni qenë në aktivitet për një kohë.

Gerardo Miranda-Comas, nga Shkolla e Mjekësisë e Ikahnit e Mount Sinai në Nju Jork, ka shpjeguar në faqen e internetit Healthday se “ju mund të futeni në telashe kur doni ta bëni shumë shpejt: rrisni gradualisht nivelin e aktivitetit. E konsideroni këtë ‘sfidë’ më shumë si një maratonë sesa një sprint”.

ACE, Këshilli Amerikan mbi Ushtrimin, rekomandon që të filloni me 20 deri në 30 minuta të aktivitetit aerobik me intensitet të ulët dy ose tri herë në javë. Pasi të jeni të kënaqur, rritni gradualisht kohëzgjatjen, intensitetin ose frekuencën e ushtrimeve. E njëjta vlen edhe për peshat.

Gjithashtu, është e rëndësishme të siguroheni që keni bërë nxemjen para trajnimit, për të ulur më tej shanset e lëndimit, siç shpjegon Russell Camhi, mjek i mjekësisë së përgjithshme dhe mjekësisë sportive në Northwell Health në Great Neck.

“Ndonjëherë ju sapo arrini në palestër, filloni të bëni tre grupe ushtrimesh nga 10 – thekson Camhi – ndërkohë që është më korrekte të bëni një ngrohje adekuate”.

Për shembull, mund të përgatiteni për një aktivitet më të fuqishëm. Asnjë surprizë dhe frikë apo dekurajim, nëse disa muskuj dhembin pas trajnimit: është një fenomen normal. Dhe në përgjithësi është më mirë të mos pritet ndonjë mrekulli: kilet nuk duhet të ulen shumë shpejt dhe forma fizike përmirësohet brenda vetëm disa javësh.

Nëse kjo ndodh, kjo është një shenjë se një regjim ushtrimesh është ndërmarrë ose një dietë që nuk do të jetë e qëndrueshme në afat të gjatë. Është padyshim më mirë që të keni synime realiste.

/Shqip

SHKARKO APP