Në Shqipëri 28% e fëmijëve, mbipeshë

28% e fëmijëve janë mbipeshë, nga të cilër 11% obezë. Dr. Jolanda Hyska nga ISHP që ka drejtuar punën për realizimin e këtij studimi t fundit të ISHP për ushqyerjen e fëmijëve  të moshës 6-14 vjecë, thotë se të dhënat janë shqetësuese për prindërit por dhe autoritet shëndetësore.

Jolanda Hyska: “28% e fëmijëve na rezulton mbipeshë në total, nga të cilët 11% janë obezë. Kjo do të thotë që edhe Shqipëria, ashtu si shumë vende të Europës janë ende në tendencën e rritjes së mbipeshës dhe obezitetit në moshën fëminore. Ushqimi është një element shumë i rëndësishëm që ndikon si në mbipeshë edhe në obezitet.

Gjithashtu mjedisi: sa fëmijët janë aktivë, sa mundësi kanë fëmijët të përfshihen në sporte, sa mundësi kanë fëmijët të vijnë e të shkojnë në shkollë, të luajnë me shokët e tyre, pa përdorur mjetet e transportit, por të jenë aktivë vetë.

Ajo që është problem sot, jo vetëm tek ne, por edhe në Europë, është sjellja.

Kjo do të thotë se është shumë e vështirë të ndryshosh sjellje kundrejt mënyrës së të ushqyerit. Ne e dimë që fast-foodi na bën dëm, që pijet energjike na bëjnë dëm, por kemi tendencë t’i konsumojmë.”

Fëmijëri obeze do të thotë probleme me shëndetin, kosto për trajtimin. Kequshqyerja që përfshinë edhe nënpeshën, famtitrësisht në shifrat e studimit tregon nivel të ulët, 3.2%.

Jolanda Hyska: “Për fat të mirë, ne jemi në një ulje të konsiderueshme. Vetëm 3.2 % e fëmijëve rezultuan nënpeshë, një shifër relativisht e kënaqshme përsa i përket situatës së kequshqyerjes, në nënushqyerje dhe kjo është një e dhënë shumë pozitive për ne. Por vëmendja tani, sido që të jetë, duhet mbajtur në të dyja krahët”. 

Studimi përfshinjë një kampion prej 7600 nxnënësish nga shkollat publike, jo publike, urbane dhe rurale. Gjitashtu janë pyetur edhe 6800 prindër, 330 mësues, 37 drejtues shkollar në të gjitha qarqet si dhe 53 informator kyc, studiues dhe specialistë të fushës.

Ora News - Në Shqipëri 28% e fëmijëve, mbipeshë

SHKARKO APP