Nëna i jep lajmin e jetës vajzës 11-vjeçare të sëmurë me zemër
Sofia Sanchez do ketë një transplant zemre!
11-vjeçarja që është fansja më e madhe e reperit Drake do të ketë më në fund një zemër të re. Në një video emocionuese të publikuar në profilin e saj në Instagram, vihet re si e përjetoi Sofia lajmin.
Vogëlushja që është diagnostikuar me ‘cardiomyopathy’ (sëmundje që lidhet me muskujt e zemrës) kishte dy dëshira për ditëlindjen e saj të 11-të.
Dëshira e parë ishte të takonte reperin Drake dhe u realizua një javë para ditëlindjes. Ndërsa për dëshirën e dytë, Sofia thotë se do realizohet së shpejti. Në atë moment, mamaja i jep lajmin se do ketë transplant zemre dhe vajza përlotet nga emocionet.
Paratë u mblodhën nga “GoFundMe” që arriti ti jepte një mundësi të dytë jetës së Sofias. Ndërhyrja ndodhi të hënën (27 gusht) dhe shërimi i plotë do të ndodhë brenda pak javësh.