Nëntë faktorët befasues që shkaktojnë alergji

Puthja
Puthja në vetvete nuk është problemi. Por partneri apo partnerja juaj edhe pas larjes së dhëmbëve mund të ketë ende në pështymë gjurmë të një ushqimi apo medikamenti që mund të ketë marrë gjatë ditës. Pra medikamenti apo ushqimi i konsumuar nga partneri juaj mund të jenë arsyeja e alergjisë.

Rrezet e diellit
Ndodh që disa personave t’iu shfaqen njolla të kuqe në lëkurë vetëm pas disa minutave qëndrimi në diell. Zakonisht njollat largohen pak orë pasi hyjnë në ambiente të mbyllura. Kjo gjendje, e quajtur urtikaria diellore, përgjithësisht nuk është e rrezikshme, por mund të jetë e pakëndshme dhe një pengesë e vërtetë për të shijuar jetën.

Alergji nga drita

Disa vuajnë nga dermatografia që është një sëmundje e rrallë që karakterizohet nga një lëkurë e brishtë, e inflamuar dhe e skuqur mbi të cilën ngelen shenja edhe nga një prekje e lehtë me gisht. Kjo lloj alergjie shkaktohet nga drita e diellit dhe të ftohtit. Temperaturat e larta e përkeqësojnë situatën.

Aktiviteti fizik i tepruar

Ndodh rrallë, por gjatë një aktiviteti të mbingarkuar fizik në palestër lëkura mund të pezmatohet dhe të keni të vjella. Një situatë që mund të sjellë edhe një pompim të parregullt të zemrës e madje edhe ndalimin e saj. Vrapimi është shkaku më i zakonshëm, por edhe një aktivitet më i moderuar, si kositja e barit. Simptomat te disa persona mund të jenë rezultat i konsumimit të ushqimeve të caktuara përpara stërvitjes.

Tullumbacet
Shumë të dashura për fëmijët, por mund të shkaktojnë që nga irritimi i lëkurës dhe deri te shoku anafilaktik. Lateksi, një material elastik i gomuar, gjendet gjithashtu në disa dorashka, llastiqe të gomuara, lodra apo biberona. Kjo alergji prek më shpesh personat që punojnë në kujdesin shëndetësor, ata që kanë kryer disa operacione, ose kanë lindur me spina bifida.

Marrëdhëniet seksuale
Përdorimi i prezervativëve të cilët kanë në përbërjen e tyre lateks mund të jetë shkaku i alergjisë. Në vend të tyre provoni ato që janë bërë nga poliuretani.
Nëse situata nuk qetësohet atëherë mund të jeni alergjike ndaj spermës së partnerit. Përdorimi i prezervativit mund t’ju mbrojë. Por për një zgjidhje optimale mjeku alergolog do t’ju këshillojë një ekspozim gradual ndaj shkakut në mënyrë që të ndërtoni tolerancën.

Cikli menstrual
Një numër shumë i vogël i grave që vuajnë nga dermatiti autoimun i progesteronit, janë në fakt alergjike ndaj këtij hormoni. Ky i fundit arrin nivelet maksimale gjatë ciklit menstrual duke shkaktuar irritim të lëkurës, plagë në gojë, ose skuqje të trupit.

SHKARKO APP