Nëse jeni mbi 50 vjeç duhet të konsumoni me patjetër këto 11 ushqime
Kalimi nga mosha e mesme në moshën e tretë, pasohet me ndryshime të mëdha. Organizmi fillon të bëhet më i ngadaltë, shfaqen problemet me zemrën, shenjat e alzhaimerit,problemet me kockat etj. Por me disa ushqime do të mund të shmangni disi këto probleme.
Lexoni listën e ushqimeve, dhe veproni!
1.Fasule
Pasi kalon moshën e mesme, rreziku për probleme si dibati i tipit 2, dhe kolesteroli i lartë, fillon të rritet.
Shtimi i fasuleve ose thjerrëza në dietën tuaj të përditshme ul rrezikun e kolesterolit me 5%. Fasulet gjithashtu përmirësojnë nivelin e sheqerit në gjak, për njerëzit me diabet.
2.Tërshëra
Sa më shumë ushqime pa kolesterol të përdorni në dietën tua, aq më mirë është për zemrën. Dihet se rreziku i sëmundjeve të zemrës rritet pas moshës 50 vjeçare. Tërshëra, ndryshe nga drithërat e tjera sepse përmban më shumë fibra dhe ul sasinë e kolesterolit në trup 5-10%. Personat të cilët konsumojnë tërshërë, është zbuluar se kanë një risk më të ulët të vdekjes në moshë të re.
3.Mollët
Mollët përmbajnë lëndë dietike fantastike për shumë arsye. Mollët rregullojnë sasinë e sheqerit në gjak, përmban fibra, që ulin kolesterolin, si dhe një substancë që ul presionin e gjakut. Mos harroni, mollët duhet të jenë BIO dhe jo me pesticide!
4.Fruta të thata
Në vend që të hani ushqime të thata dhe të pashëndetshme në vaktet e ndërmjetme, provoni të hani fruta të thata të përziera, si arra, bajame, lajthi, etj pasi përdorimi i përditshëm i tyre redukton ndjeshëm rrezikun e atakut në zemër.
5.Perimet jeshile
Deri tani ju treguam se çfarë është e shëndetshme për shëndetin tuaj kardiovaskular dhe metabolik. Po sikur t’ju flasim pak për shëndetin mendor? Këtu përmendim gjethet jeshile. Kërkimet kanë zbuluar se njerëzit të cilët hanë gjethe jeshile si spinaqi, marulja, rrukola, etj, u krahasuan me njerëz 11 vite më të rinj që nuk hanë, dhe u zbulua se ata që i konsumojnë këto, kanë aftësi konjitive më të mira se ata që nuk i konsumojnë.
6.Frutat e pyllit
Të gjitha llojet e frutave të pyllit janë fantastike për shëndetin tuaj mendor. Ato reduktojnë inflamacionet dhe ndihmon në kalimin me lehtësi të gjakut në tru.
Rezultatet treguan se duke konsumuar këto fruta, ulet rreziku i zhvillimit të Alazhaimerit.
7.Kosi
Kosi është një burim shumë i mirë proteinash dhe kalciumi, që shërben për shëndetin e kockave.
8.Karrota
Karrota hyn në listën e superushqimeve. Ky ushqim është i dobishëm për të gjithë trupin, duke filluar që nga sytë, goja, lëkura dhe zemra. Karrotat ulin presionin e gjakut dhe kolesterolin e keq, përmirësojnë sistemin imunitar, ulin rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.
9.Panxhari i kuq
Panxhari gjithashtu është një super ushqim. Ngrënia rregullisht e tyre përmban vitamina A dhe C, acid folik, magnez dhe hekur. Antioksidantët që ndodhen tek karrota reduktojnë rrezikun e kancerit.
10.Çokollata e zezë
Edhe pse thuhet se ëmbëlsirat nuk janë të shëndetshme, çokollata e zezë nuk është aspak e keqe. Përfitimet e saj në organizëm janë të shumta.Të gjitha sa kemi përmendur me lart, duke filluar nga kolesteroli, presioni i gjakut, truri, lëkura, mbrojtja nga dielli, etj, pra, çokollata hyn tek superushqimet, konsumoni pa frikë!