Nëse jeton me një burrë, zëre se ke punuar 7 orë më shumë! E thotë shkenca

Nëse ke vënë re që je më e lodhur që kur ke nisur të bashkëjetosh me një mashkull, ja shpjegimi:

Sipas një studimi, të kryer nga univeristetit të Michiganit në Shtetet e Bashkuara, kush bashkëjeton me një burrë, lodhet dy-fish, më saktë, është si të ketë punuar 7 orë më shumë në javë.

Motivi? Ja dhe shpjegimi:

Në këtë studim u analizuan detyrat e përditshme të burrave dhe grave, si dhe koha që merr çdo detyrë për t’u kryer.

Të gatuash një vakt, të pastrosh shtëpinë dhe të kujdesesh për fëmijët, ishin detyrat më të zakonshme nga burrat dhe gratë, shkruan italiafeet.it

Në këtë analizë u vu re se gratë single kalonin më pak kohë në shtëpi dhe punonin mesatarisht 12 orë në javë, ndërsa gratë e martuara shpenzonin dy-fishin e kohës dhe burrat kishin mesatarisht vetëm 6 orë pune në shtëpi.

Për më tepër, studimi thotë se gratë që jetojnë me burrat e tyre janë më të lodhura se gratë single, që nga momenti që partnerët e tyre nuk përfshihen në punë shtëpie.

Nëse rasti yt është i ngjashëm me këtë të fundit, mund të provosh të ndash punët e shtëpisë me partnerin tënd. Në këtë mënyrë, problemi do zgjidhet.

SHKARKO APP