Nëse ju bien flokët, provoni këtë përzierje me rozmarinë
Flokët do ndryshojnë në mënyrë krejt natyrale Rozmarina mban nën kontroll yndyrën që prodhon lëkura e kokës, rregullon gjendjen e zbokthit dhe iu jep flokëve shkëlqim.
Përveç këtyre efekteve arrin të vonojë edhe daljen e flokëve të bardhë. Ndikon në rritjen e flokëve të rinj dhe forcon të vjetrit duke shmangur kështu edhe këputjen e tyre apo rënien. Si ta përgatisni çajin me rozmarinë?
Për të përgatitur çajin e rozmarinës, vendosni për të zierë një enë me ujë dhe shtoni një lugë gjelle me gjethe rozmarine.
Mbulojeni enën dhe lëreni të pushojë për 10-15 minuta. Mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë, sipas dëshirës. Të njëjtën përzierje mund ta aplikoni në flokë, ta lini për disa minuta dhe ta shpëlani me ujë të ftohtë.