Nëse vuani nga nervi shiatik veproni kështu!
Nervi shiatik është më i gjati në trupin e njeriut, nerv që nis nga fundshpina deri te këmba. Në rast irritimi, dhimbja që ai shkakton është tepër e madhe. Po kështu ndjeni një djegie të brendshme dhe pamundësi për të lëvizur.
Pozicioni fillestar: mbështetini gjymtyrët mbi dysheme dhe tërhiqeni trupin sa më shumë për lart. Qëndroni ashtu për pak çaste dhe më pas lakojeni shpinën për nga brenda. Përsëriteni ushtrimin 15- 20 herë.
Shtrijeni mirë njërën këmbë ndërkohë që tjetrën e mbani të mbledhur. Zgjatuni përpara dhe përpiquni të prekni majat e gishtërinjve të këmbës për 15- 30 sekonda. Përsëriteni ushtrimin nga 3 herë për secilën këmbë.
Ky pozicion do t’ju ndihmojë të largoni presionin e tepërt në fundshpinën tuaj. Mos harroni: 10- 15 herë në ditë.
Përsa i përket stretch- it, gjithë çka ju duhet është tërheqja e fluturës për 10- 20 sekonda.
Të tjera:
Qëndrim korrekt
Aktivitet fizik
Kompresa ose banjo të nxehta