Nga oreksi tek seksi, ja si stresi po të pengon të jetosh shëndetshëm
Trupi ka mënyrat e vetë të të reaguarit kur diçka nuk shkon mirë më shëndetin në aspektin fizik dhe mendor. Stresi, për të cilën po flitet aq shumë kohët e fundit, mund ti shfaqë këto shenja fizike dhe sigurisht që paralajmërojnë se ndodhet në një fazë që i duhet kushtuar vëmendje. Për këtë qëllim, indy100 na sjell disa shenja treguese të stresit, nga organizata bamirëse si Mind, NHS dhe organizata të tjera shëndetësore.
Njëra shenjë më e zakonshme është dhimbja e kokës. Kjo ndodh për shkak se truri mbingarkohet nga mendimet e shumta kryesisht pesimiste. Stresi është shkaku më i përhapur për dhimbjen e kokës, që është më pak i rëndë se dhimbjet nga migrena dhe mund të trajtohet me një ilaç të thjeshtë si paracetamol ose Advil .
Problemet me gjumin. Janë dy lloje të problemeve të gjumit që shkaktohen nga stresi. Është vështirësia për të fjetur dhe ndërprerja e gjumit gjatë natës. Studiuesit thonë se ekziston një marrëdhënie e ngushtë mes gjumit dhe shëndetit mendor në përgjithësi. Mungesa e gjumit sjell probleme të tjera shëndetësore. Për të arritur një gjumë të rregullt, mbani një rutinë dhe largoni aparatet teknologjike nga jastëku.
Lëkurë e dehidratuar, puçrra apo ekzema. Lëkura e thatë ose e acaruar tregon edhe se nuk po pini mjaftueshëm ujë, gjë që e rëndon akoma situatën. Lëkura e acaruar për shkak të stresit sjell këputje të madhe dhe dobësim. Kafeina e tepërt jua shton lodhjen.
Tension muskujsh dhe dhimbje të kockave. Për ta larguar këtë bëj masazhe, yoga dhe stërvitje.
Oreksi. Disa hanë shumë nga stresi e disa nuk hanë fare. Sido që të jetë, ndryshimi i menjëhershëm i oreksit nuk i bën mirë trupit. Ngritja e këtyre niveleve, do të thotë që keni më shumë gjasa të dëshironi yndyrë dhe sheqer në ushqime.
Problemet seksuale. Stresi ndikon në uljen e interesit për marrëdhënie seksuale, ose të humbni ndjeshmërinë. Por në fund ajo që ka më shumë rëndësi është të ndryshoni rutinën e jetës. Bëj diçka të re, diçka që të bën të ndihesh mirë.