Nga paratë te xhelozia, për çfarë “qajnë” meshkujt?
Besojmë shpesh se një njeri që tregon emocionet e tij, është një njeri i dobët, aq më tepër kur bëhet fjalë për burrat. Gratë preferojnë burra që janë të fortë dhe mund t’i mbrojnë ata gjatë gjithë kohës.
Gjithsesi, ne sot do t’ju vijmë në ndihmë duke ju treguar disa gjërat për të cilat meshkujt e vrasin më shumë mendjen. Ata shqetësohen shumë madje, sesi mund të duken në sytë tuaj. Prandaj, hidhini një sy listës së mëposhtme, dhe mbase do të mësoni më shumë për partnerin tuaj.
Trupi i tyre
Zakonisht vajzat pëlqejnë meshkujt që janë në formë fizikisht. Vajzat i nxisin vazhdimisht meshkujt që të mbajnë trupin në formë dhe t’i nënshtrohen një diete të shëndetshme. Mirëpo, kjo gjë pa e kuptuar, i mërzit meshkujt, duke i bërë ata pesimistë pasi partnerja e tyre nuk ia pëlqen trupin.
Paratë
Paratë janë gjëja për të cilën shqetësohen më shumë meshkujt. Edhe nëse nuk kanë të dashur, ata merakosen për të ardhmen e tyre. Ata i frikëson ideja e të mos pasurit para, pasi në sytë e të dashurës, duan të duken të kompletuar.
Flokët
Një mashkull me shumë flokë apo me pak flokë? Si është idealja? Kjo pyetje i mundon meshkujt, pasi duan të dinë sesi i pëlqen meshkujt vajza me të cilën po del.
Meshkujt e tjerë
Xhelozia e meshkujve nuk është më e madhe se ajo e vajzave, por që gjithsesi prania e një mashkulli në jetën e partneres, qoftë edhe e një shoku, i lëndon ata. Çdo djalë tjetër rreth partneres, meshkujt e shohin si një kërcënim.
Gjatësia e tyre
Meshkujt e kanë problem të flasin kur vjen puna tek gjatësia, kjo për shkak se ata mendojnë që femrat pëlqejnë meshkujt e gjatë. Kjo i bën ata të kenë komplekse me veten e tyre.
Dieta
Shpesh keni dëgjuar gratë që flasin për dietën që ata ndjekin, por ju ka qëlluar ndonjëherë të dëgjoni ndonjë burrë që flet për dietë?! Kjo sepse burrat nuk janë të fiksuar pas dietave, ndërsa dobësinë ndaj ushqimeve ata e tregojnë në çdo kohë.
Ish të dashurit tuaj
Nëse një burrë e di se sa ish të dashur ka pasur vajza që ata kanë në krah, ata automatikisht marrin pasiguri dhe ndjehen sikur duan të konkurrojnë për t’iu përshtatur standardeve tuaja. Është e rëndësishme që t’i besoni atij dhe t’i siguroni vend të veçantë në marrëdhënien tuaj. Mos i flisni kurrë për këtë pjesë.