Ngjyra e lëkurës varet nga konsumimi i frutave

Intensiteti i ngjyrës së lëkurës lidhet ngushtë me konsumin e lartë të frutave dhe zarzavateve.

Kjo pasi në to gjenden përbërës më ngjyrë siç janë karotenoidët, që gjenden zakonisht në frutat me ngjyrë të verdhe, të kuqe ose portokalli si kungulli, karota, shalqini, speci, domatja, kajsia dhe pjepri por edhe majdanozi, lakra etj.

Ky është rezultati në të cilin kanë mbërritur studiuesit australianë të Universitetit të Curtin. Studimet janë kryer kryesisht tek njerëzit me origjinë kaukaze. Falë spektroskopisë u bë e mundur matja e ngjyrës dhe intensitetit të dritës së reflektuar mbi pigmentet e lëkurës.

Disa pjesë të trupit, mes të cilave balli, duart, këmbët tek njerëzit me lëkurë të çelët janë pikërisht ato ku evidentonin më mirë sasinë e frutave të konsumuara çdo ditë.

Sipas kërkimit, dy të tretat e australianëve kanë rezultuar aktualisht në mbipeshë ose obezë, dhe vetëm një person në çdo 20 konsumon sasinë e duhur ditore të zarzavateve dhe frutave.

SHKARKO APP