Një gotë alkool në ditë, të shkurton jetën

Një gotë pije alkoolike në ditë mund të të shkurtojë jetën. Këtë ka treguar një studim i ri bazuar në analizat e 600 personave. U zbulua se pirja e 10 gotave alkool në javë shkurton jetën e një personi deri në gjashtë muaj.

Ndërsa ata që pinë 18 ose më shumë mund të humbasin deri në 5 vite jetë. Shkencëtarët bënë zbulimin pasi krahasuan shëndetin dhe sasinë e pijeve tek të alkoolizuarit në 19 shtete të cilët pinë në të njëjtin ritëm që nga mosha 40 vjeç.

Ata po bëjnë thirrje që të reduktohet madje të zhduket konsumimi i alkoolit, ndërkohë që shtojnë se pirja në të gjitha nivelet, si shumë apo pak rrisin rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se pirja e verës së kuqe mund të jetë e mirë për zemrën, megjithëse disa shkencëtarë kanë sugjeruar se tejkalimi bën efekt të kundërt. Një studim tjetër në Danimarkë zbuloi se pirja e tri deri në katër herë në javë ishte e lidhur me një rrezik më të ulët të diabetit të tipit 2.

SHKARKO APP