Një gotë verë ju bën mirë? Gabim!
Një studim i ri global, i publikuar në revistën shkencore ”Lancet”, ka konfirmuar të dhënat e një studimi paraprak, i cili ka treguar se nuk ka ”zonë të sigurt” të konsumimit të alkoolit.
Studiuesit pohojnë se konsumi i moderuar i alkoolit mund të mbrojë organizmin kundër sëmundjeve të zemrës por gjetjet tregojnë se kjo nuk vepron si mburojë për kancerin dhe sëmundjet e tjera. Studimi ka marrë në analizë 195 vende.
Pirja e përditshme e sasisë “standarde” të alkoolit prej dhjetë gramësh, e barabartë me një birrë të vogël, një gotë verë ose një gotë me 30 ml pije të nxehtë, rrit rrezikun e zhvillimit të të paktën një nga 20 sëmundjeve të lidhura me alkoolin.
Në pamje të parë, rreziku nuk duket i madh por në nivel global merr një dimension tjetër.