Një lindje e veçantë në “Mbretëresha Geraldinë”: Marios peshon mbi 5.1 kilogramë

Një foshnjë me peshë të pazakontë ka ardhur në jetë në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, duke u bërë menjëherë një nga lindjet më të veçanta të ditëve të fundit.

Marios, fëmija i tretë i familjes, lindi natyralisht me një peshë prej më shumë se 5.1 kilogramësh. Vogëlushi gëzon shëndet të mirë, ndërsa edhe nëna e tij ndodhet në gjendje të mirë pas lindjes.

Ardhja e Marios ka sjellë emocione dhe gëzim të madh për familjen, ndërsa stafi i maternitetit ka ndarë lajmin si një moment të veçantë të përjetuar në spital.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nënë e bir po kalojnë tashmë orët e para së bashku, pas një lindjeje që tërhoqi vëmendjen për përmasat e rralla të të porsalindurit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?