Një lugë vaj ulliri çdo ditë/ Si ta përdorni kundër sëmundjeve më vdekjeprurëse
Konsumimi i 1 lugë gjelle vaj ulliri çdo ditë mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, thonë ekspertët. Vaji i ullirit, një nga përbërësit kryesor të dietës mesdhetare, është cilësuar gjithmonë për përfitimet e tij shëndetësore.
Tani, konsulentët mjekësor Dr. Sarah Brewer dhe dietologia Juliette Kellow shkruajnë në librin e tyre të ri “Ha shëndetshëm, jeto më gjatë” se vaji i ullirit mund të shtojnë disa vite në jetën tuaj.
Ato thonë se ky përbërës i zakonshëm i gatimit përmban antioksidues që mund të ndihmojnë në parandalimin ose ngadalësimin e zhvillimit të kancerit dhe uljen e rrezikut për zhvillimin e atakut në zemër dhe goditjes në tru.
Vaji i ullirit mund të ulë gjithashtu efektet dëmtuese të kolesterolit, tensionit të lartë, sëmundjeve të lidhura me moshën dhe përmirëson funksionin njohës, thonë ekspertët.
Vaji është i lartë në kalori – 100 për 1 lugë gjelle, prandaj duhet të konsumohet me moderim. Ekspertet Brewer dhe Kellow rekomandojnë 1 lugë gjelle çdo ditë.
Ky vaj është i lartë gjithashtu edhe në yndyra mono-të-pangopura, dhe ul rrezikun e atakut në zemër dhe goditjes në tru. Vaji i ullirit përmban shumë edhe vitaminë E që mbron lëkurën dhe sytë, dhe forcon sistemin imunitar, shkruan “shëndeti”.
Kanceri dhe sëmundjet e zemrës janë dy nga sëmundjet më vdekjeprurëse në të gjithë botën, të cilat mendohet se vaji i ullirit mund të ulë rrezikun.