Një lugë vaj ulliri në ditë ju ndihmon të jetoni më gjatë

Konsumimi i një luge vaj ulliri në ditë ju ndihmon që të jetoni më gjatë sipas ekspertëve.

Vaji i ullirit, një elemet kyç i dietës mesdhetare për një shëndet të mirë, prej shumë kohësh rekomandohet si shumë i dobishëm për shëndetin.

Dhe mjekja Sarah Breëer dhe dietologia Juliette Kelloë thionë se vaji i ullirit ju shton disa vite në jetën tuaj, raporton Daily Mail.

Ata thonë se përbërësi i zakonshëm i gatimit përmban antioksidantë të cilët mund të ndihmojnë për të parandaluar ose ngadalësuar rritjen e kancerit si edhe për të zvogëluar rrezikun e sulmeve të zemrës apo goditjeve në zemër,  disa prej vrasësve më të zakonshëm në botë.

Gjithashtu mund të mund të zvogëlojë efektet dëmtuese të kolesterolit, presionit të gjakut dhe sëmundjeve që lidhen me moshën, si edhe të përmirësojë funksionin njohës, thonë ekspertët.

Pretendimet e tyre i shtohen viteve të provave shkencore që sugjerojnë se vaji i ullirit mund të ndihmojë që njerëzit ti shmangin sëmundjeve vdekjeprurëse.

Vaji i ullirit ka shumë kalori, kështu që duhet të përdoret me kufizim. Mjekët sugjerojnë një lugë gjelle në ditë.

Gjithashtu përmban shumë vitaminë E që mban lëkurën dhe sytë të shëndetshëm si edhe forcon sistemin imunitar.

SHKARKO APP