Një metodë si mund të shmangim mizat

Tani me vapën mizat bejne “kërdine”. Për t’i shmangur ato përgatitini këtë ‘kurth’ për mizat që mund të mblidhen nëpër shtëpi. Për këtë ju nevojitet të përzierni uthull molle dhe pak detergjent të lëngshëm enësh në një kavanoz.

Gjithashtu mund të vendosni një frut të copëtuar në një tas, ta mbuloni atë me një mbulesë plastike dhe të krijoni disa vrima në të. Uthulla e mollës është lëng i fermentuar i mollës dhe kur shtoni sapunin e pjatave mizat do të fundosen sapo ta prekin atë.

Perberesit qe ju nevojiten :

2 gota uthull molle.
Një lugë gjelle me sapun të lëngshëm
Kavanoz.
Kruajtëse dhëmbësh.

Përgatitja:
Hidheni uthullin e mollës në kavanoz, shtoni sapun të lëngshëm dhe pastaj shtroni një qese plastike mbi kavanozi. Pastaj, përdorni një kruajtëse dhëmbësh për të bërë disa vrima të mëdha në të. Pastaj, vendoseni nëpër shtëpi ose në oborr,
ballkon dhe do të tërheqë mizat. Për më tepër, era e fortë e fermentimit do t’i tërheqë ato për të hyrë në kurth dhe do të mbeten aty. Nëse do të mblidhen shumë miza të ngordhura brenda, pastroni kavanozin.

Për tasin me fruta do t’ju duhet:

Fruta, të pjekura ose të kalbur.
Tas.
Gërshërë.

Prijini frutat dhe vendosini në tas. Mbulojeni kavanozin me qese plastike. Me kruajtëse dhëmbësh, bëjini disa vrima të mëdha në të. Kur ai të jetë plot me miza, vendoseni tasin në ujë me sapun për t’i larguar. Pastaj, lajeni dhe ripërdoreni përsëri.

SHKARKO APP