Një shall ndalon sulmet e astmës
Personat që vuajnë nga astma po inkurajohen që të vendosin një shall duke mbuluar hundën dhe gojën për të parandaluar sulmet e astmës këtë dimër.
Frymëmarrja në ajër të ftohtë munë të bëjë që rrugët e frymëmarrjes të shtrëngohen e të shkaktojnë sulm në 3 nga 4 persona, thotë organizata bamirësë Astma UK.
Kjo mund të shkaktojnë kollitje dhe marrje fryme me zor.
Fushata e bamirësisë #Scarfie thotë se “një shall mund të shpëtojë një jetë” por nuk është zëvendësim për ilaçet e astmës.
Katër milionë njerëz me astmë në Britani të Madhe thonë se frymëmarrja në ajrin e ftohtë të dimrit acaron më keq simptomat e astmës.