Njerëzit dehen më shumë në vende të ftohta
Një studim i ri ka konfirmuar atë që ne të gjithë mendonim edhe më parë – nëse jeni në një vend të ftohtë, ju jeni më të prirur për t’u dehur. ”Është diçka që mendohej prej kohësh, por askush nuk e ka demonstruar shkencërisht”, tha Ramon Bataller, autori i një studimi të Universitetit të Pitsburgut, i botuar në internet në revistën Hepatology.
”Ky është studimi i parë që demonstron sistematikisht se në mbarë botën, në zonat më të ftohta dhe në zonat me më pak diell, ju keni më shumë alkool dhe pije alkoolike”.
Hulumtuesit kanë përdorur të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Organizata Botërore Meteorologjike dhe grupe të tjera të dhënash publike për të parë se ku njerëzit pinë më shumë dhe nëse klima mund të ketë një faktor. Në thelb kjo vërteton stereotipet rreth vendeve si Wisconsin, Kanada, Irlandë dhe Rusi.