“Njerëzit që jetojnë mbi 100 vite” – Ja cilat janë të përbashkëtat e tyre!

Në rajonin malor Cilento të Italisë në brigjet e detit Tirren, nuk është e pazakontë që fshatarët të jetojnë edhe pas të 90-ave dhe nganjëherë edhe përtej 100.

Studiuesit nga Universiteti i Romës, La Sapienza dhe Universiteti i Kalifornisë, San Diego publikuan gjetjet e tyre në lidhje me çfarë kanë të përbashkët njerëzit që kanë një jetëgjatësi me të lartë se të tjerët.

Ndërsa shumica e studimeve të jetëgjatësisë kryesisht analizojnë dietat ose gjenetikën, hulumtuesit u përqendruan në tiparet dhe karakteristikat e pjesëmarrësve.

“Nuk ekziston një mënyrë e caktuar për të arritur 90 apo 100 vjeç dhe unë nuk mendoj se kjo kërkon një ndryshim rrënjësor në personalitet”, shkruan Dilip V Jeste, dekan i lartë dhe bashkëpunëtor i Qendrës së Plakjes së Shëndetshme, në UC San Diego School of Medicine.

“Por kjo tregon se ka atribute të caktuara që janë shumë të rëndësishme, përfshirë këtu elasticitetin, mbështetjen e fortë sociale, angazhimin si dhe besimin në veten tuaj”, u shpreh ai.

Të gjitha këto tipare Jested he kolegët e tij i vunë re te 29 pjesëmarrës të këtij studimi mesa moshës 90 dhe 101 vjeç, gjatë intervistimit të tyre dhe tregimeve se si kanë arritur ata t’i zgjidhin sfidat që kanë hasur gjatë jetës së tyre.

Hulumtuesit gjithashtu përdorën vlerësime sasiore për të përmirësuar shëndetin e tyre fizik dhe mendor dhe u kërkuan anëtarëve të rinj të familjes të përshkruanin përshtypjet e tyre për personalitetet e të afërmve të tyre.

SHKARKO APP