Njihuni me efektet surprizuese të hudhrës që japin në lëkurë
Shumë persona hudhrën nuk e preferojnë për shkak të aromës që lëshon.
Ama duhet ditur që është “mbret” për shëndetin, dhe “ilaç” kundër sëmundjeve.
Cilat janë vetitë pozitive të hudhrës që i japin lëkurës? Lexoni më poshtë:
Ndihmon në largimin e akneve
Copëto disa thelpinj hudhër dhe lëngun e tyre aplikoje në zonën e irrituar. Do të vini re menjëherë si do të largohet e skuqura dhe do të nis largimi i akneve.
Zhduk poret
Copëto një thelpi hudhër dhe një gjysmë domate. Pastën e formuar aplikoje në lëkurë dhe pas 10 minutash laje.
Njollat e kuqe
Shumë njerëz përjetojnë shenja të kuqe në lëkurë, të cilat shkaktojnë kruarje dhe siklet. Hudhra do t’iu ndihmojë t’i largoni.
Rrudhat
Nëse konsumoni hudhër me mjaltë dhe limon esëll në mëngjes do të vononi plakjen e lëkurës.