Njihuni me gabimet që bën një femër në dashuri!

Dashuria është një fenomen që shpesh duket e pamundur për shumë persona. Nëse shikoni se diçka nuk shkon në ndërtimin e një marrëdhënie atëherë nuk është faji i partnerit gjithmonë, femra është ajo që ka një rol kryesor në këtë ecuri.

Disa nga pyetjet që na mundojnë janë; “Pse e kam kaq të vështirë që të gjej të duhurin?” “Pse jam ende single?” “Çfarë nuk shkon me mua” etj… Këto pyejte mund t’ju ketë munduar ose vazhdon t’ju mundojë, por Living do u japë fund një herë e përgjithmonë! Të gjesh shpirtin binjak nuk është e lehtë, por sjellja juaj mund t’ua vështirësojë edhe më shumë! Më poshtë do të listojmë arsyet përse ende jeni vetëm!

Mbani shpresa jorealiste

Për të qenë një kandidate e suksesshëm, duhet të jeni të hapura dhe me këmbë në tokë! Nuk mund t’ia shikoni me lupë të metat dikujt e nuk mund të prisni nga ai të plotësojë të gjitha kriteret e të dashurit ideal, që keni filluar t’i mbani shënim që kur keni qenë adoleshente. Jini me këmbë në tokë.

Jeni e dhënë vetëm pas punës

Nëse mezi gjeni kohën për të ngrënë drekë , si prisni të gjeni kohë për të dalë në një takim dhe të shijoni vetveten? Kur dikush shpenzon më shumë kohë dhe energji në punën e tyre sesa në jetën e tyre personale, sigurisht që do të kenë probleme me partnerin. Gjetja e një ekuilibri është çelësi.

Ke personalitet të mbyllur, je e turpshme

Shumë njerëz nuk janë të kënaqur me jetën sociale që kanë ! Nuk janë shoqërorë, stepen ndaj lidhjeve e njohjeve të reja. Por nëse do të mbylleni në atë flluskën tuaj, vështirë se dikush mund ta shohë sesa të mrekullueshme jeni ? .

Dashuroni me zemër, por mos harroni dhe trurin

Zgjedhja e vazhdueshme e partnerëve që janë fizikisht larg apo të padisponueshëm e bën të vështirë që marrëdhënia të zgjasë.

Ideja e martesës ju bie si çekan në kokë

Në vend që të dilni , të argëtoheni dhe ta njihni më mirë personin me të cilin pretendoni që të lidheni, ju e portretizoni si bashkëshortin tuaj të ardhshëm ! Dhe nëse këtë gjë ai e merr vesh më shpejtë nga se duhet, largohet pa ju dhënë më të voglin shpjegim.

Ju i krahasoni marrëdhëniet tuaja të reja me ato të dështuarat

Është e natyrshme të krahasosh personin e ri që ke takuar, me ish-in e mëparshëm, veçanërisht nëse me atë person ke qenë për një kohë të gjatë dhe të lumtur. Megjithatë, ky krahasim do t’ju ndalojë të njihni më mirë partnerin tjetër. Mos e mbani kokën e kthyer pas. Ashtu si nuk ka dy njerëz të njëjtë, as dy marrëdhënie të ngjashme nuk do të ketë.

SHKARKO APP