Njihuni me kurën e ujit për t’u dobësuar
Po bëni përpjekje për të humbur kilet e tepërta? Po lodheni nga dieta që ndiqni?
Nëse po, kërkoni zgjidhje të tjera, qoftë dhe më të lehta?
Një terapi dobësuese është bërë popullore në botën perëndimore vitet e fundit, por prej kohësh është e njohur në Japoni.
Ku konsiston kura e ujit?
Edhe kura e ujit ka disa rregulla të sakta, por të thjeshta për t’u zbatuar.
Sapo të zgjoheni pini 400-600 ml ujë natyral. E rëndësishme është të konsumohet para se të hani vaktin. Uji duhet të jetë në temperaturë ambienti ose i vakët. Nëse doni pak shije, i shtoni lëng të freskët limoni.
Mos u shqetësoni nëse sapo zgjoheni keni uri, mos u shqetësoni, sasia e ujit që pini ju ngop për 45 minuta.
Hani një mëngjes të lehtë me të gjithë ushqyesit, por mbi të gjitha, ushqime natyrale dhe jo mishra e yndyrna.
Një mundësi e mirë janë lëngjet e frutave ose sallatat, apo një tas qumësht me tërshërë e fruta të thata.
Edhe vaktet e tjera duhet të jenë të lehta, në mënyrë që kura e ujit të funksionojë vërtetë.
Dy orë pas vakteve nuk duhet të pini asnjë lëng, por duhet të siguroheni që të pini 2 litra ujë.
Këshilla të tjera:
Shtoni shumë pak kripë ujit, për të lehtësuar hidratimin e trupit. Dhe nëse doni një pije më të pasur keni frutat e freskëta apo dhe perimet jeshile.
U njohët me kurën e ujit? E kishit eksperimentuar më parë? /ata