Njihuni me ushqimet që luftojnë plakjen

Plakja është një proces që askush nuk mund ta shmangë, por ekzistojnë mënyra për ta parandaluar që të mos jetë shumë e dukshme.

Rrudhat në fytyrë dhe lodhja fizike janë normale kur kalohet një moshë e caktuar, por shëndeti i vërtetë shihet kur nuk është i nevojshëm konsumimi i ilaceve.

Disa ushqime mund të japin rezultate shumë të mira për shëndetin e lëkurës, kockave, tretjes, sëmundjeve kardiovaskulare apo kanceroze.

1. Ushqimet e fermentuara si lakra turshi apo speca janë shumë të shëndetshëm.

2. Të gjitha drithërat duke përfshirë lajthitë, bajamet apo arrat ndihmojnë në sëmundjet e zemrës, parandalim kanceri si dhe për diabetin.

3. Çaji i zi dhe jeshil kanë veti mjaft të mira që ndihmojnë për nivelin e sheqerit në gjak si dhe për sëmundje kronike të lëkurës.

4. Të gjitha frutat që përmbajnë vitamin E, kryesisht boronicat dhe luleshtrydhet kanë veti për shëndetin e kockave.

5. Turmerik është një ushqim i vecantë, për të cilin duhen marrë udhëzime për përdorim pasi vjen në versionin pluhur dhe bimë. Dihet se ndihmon për sëmundjet që lidhen me frymëmarrjen.

6. Perimet jeshile si brokoli, bizele apo të tjera janë jashtëzakonisht të mira për trupin.

7. Avokado njihet si ushqim me vitamina K dhe E që mbron lëkurën nga dëmtimi radikal dhe parandalon shtypjen e gjakut.

8. Kërpudhat janë të domosdoshme për tu konsumuar të paktën dy herë në javë për të luftuar rrudhat e fytyrës.

SHKARKO APP