Njihuni me vlerat shëndetësore të domateve jeshile
Shija nuk është i vetmi aspekt për të cilin njerëzit ‘lënë kokën’ pas domates. Ajo ka një profil shumë të pasur ushqimor dhe shëndetësor
Domatja është një produkt pa të cilin shumë prej gatimeve tona nuk do të kishin kuptim. Ëmbëlsia e saj e ndërthurur këndshëm me athtësinë e lehtë ofron një ndjenjë freskie të pazëvendësueshme. Shija nuk është i vetmi aspekt për të cilin njerëzit ‘lënë kokën’ pas domates. Ajo ka një profil shumë të pasur ushqimor dhe shëndetësor.
Vlerat
Domatet jeshile përmbajnë shumë vitaminë C dhe më shumë ujë. Ato janë gjithashtu të pasura me kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium, sodium dhe zink.
Kundër Variçeve
Substancat e domateve jeshile janë të ngjashme me acidin acetilsalicilik që hollon gjakun. Sipas të dhënave, njerëzit që vuajnë nga variçet mund të përdorin domatet jeshile si një terapi alternative ndaj holluesve të gjakut. Fetat e domateve jeshile mund të vendosen mbi variçe dhe të mbahen për 20 minuta. Kjo procedurë duhet të përsëritet disa herë për rezultate maksimale. Me përdorimin e domateve jeshile, variçet do të zhduken gradualisht.
Kundër Radikaleve Të Lira
Domatet jeshile përmbajnë flavonoidë dhe vitaminë A që luftojnë radikalet e lira. Këto të fundit prodhohen gjatë ekspozimit të gjatë ndaj rrezeve ultravjollcë dhe pajisjeve elektronike. Konsumi i mjaftueshëm i domateve jeshile ndihmon në minimizimin e nivelit të radikaleve të lira në organizëm.
Kolesteroli
Sipas të dhënave të AgroWeb.org domatet jeshile përmbajnë mjaftueshëm proteinë, vitaminë B3 dhe yndyra të mira që luajnë një rol thelbësor në uljen e kolesterolit.
Inflamacioni
Domatet jeshile përmbajnë bioflavonoide që luftojnë bakteret dhe inflamacionin në organizëm. Në këtë mënyrë ato përshpejtojnë shërimin nga inflamacioni dhe zbusin dhimbjet që e shoqërojnë atë.
Parandalimi i Plakjes së Parakohshme
Sipas të dhënave të AgroWeb.org në 100 gramë domate jeshile gjenden 23.4 mg vitaminë C. Kjo e fundit rigjeneron qelizat e lëkurës dhe parandalon shfaqjen e rrudhave të para në lëkurë. Për më tepër, vitamina A dhe kaliumi ruajnë freskinë e lëkurës dhe e bëjnë atë më të tendosur.
Pesha
Domatet jeshile përmbajnë karbohidrate, fibër, proteinë dhe sheqerna që i japin organizmit ushqyesit dhe energjinë e nevojshme. Në të njëjtën kohë, domatet ulin sasinë e yndyrave të këqija në organizëm që nxisin akumulimin e dhjamit.
Masa Muskulore
Domatja jeshile përmban tomatidinë, një përbërës që nxit formimin e qelizave muskulore dhe mbron masën muskulore.
Shëndeti i Syve
Domatet jeshile i bëjnë mirë shëndeti të syve. Ato përmbajnë vitaminë A, e cila është vitamina kryesore për mbrojtjen e cilësisë së shikimit. Nëse nuk jeni dashamirës të karotave – një ushqim tjetër i mirë për sytë- atëherë mund të zgjidhni domatet jeshile si një alternativë e shëndetshme.