Noti, ecja dhe stërvitja në palestër trajtojnë presionin e lartë të gjakut ashtu si ilaçet

Ushtrimet janë aq të efektshme për uljen e presionit të gjakut sa mund të jenë ilaçet që doktori u jep me recetë, kjo është ajo që kanë zbuluar hulumtuesit.

Ecja e rregullt, noti ose trajnimi me pesha të thjeshta në palestër trajton presionin e lartë të gjakut ashtu si edhe marrja e ilaçeve sipas të dhënave nga 40.000 njerëz.

Tensioni i lartë i gjakut, i njohur në mjekësi si “Hipertension”, prek një në tre të rritur dhe kërkimi zbulon se në vetëm një pjesë të vogël të këtyre miliona njerëzve që vuajnë nga hipertensioni e kanë të nevojshme patjetër marrjen e ilaçeve, të tjerët mund ta trajtojnë me anë të ushtrimeve.

Rreth 62.000 njerëz vdesin çdo vit nga sulmi në zemër për shkak të kontrolli të dobët të presionit të gjakut, kështu që mjekët janë të dëshpëruar për të rritur trajtimin efektiv tek njerëzit.

Për ata që hezitojnë të marrin ilaçet, stërvitja e rregullt është një alternativë shumë më e mirë.
E megjithatë, edhe pse duket e lehtë, problemi është se shumë të rritur nuk i kushtojnë rëndësi stërvitjes dhe kështu vrasin veten me dembelizëm.

Studiuesit, të udhëhequr nga akademikë në Shkollën e Ekonomisë në Londër dhe Universitetin Stanford në SHBA, gjetën se një kombinim i stërvitjes, të tilla si ecja, vrapimi, çiklizmi, noti dhe ushtrimet me pesha të thjeshta janë shumë efektive në uljen e presionit të gjakut në një nivel të shëndetshëm që mban larg hipertensionin.

Presioni i lartë i gjakut rrit shumë rrezikun e sulmeve të zemrës, goditjeve dhe demencës vaskulare.

Por për shkak se nuk ka simptoma derisa të jetë tepër vonë, vetëm gjysma e njerëzve e dinë se janë në rrezik.

Kështu që kushtojini rëndësi të madhe stërvitjes ditore sot, kjo për shëndetin tuaj nesër.

SHKARKO APP