Nuk është thjesht një dhimbje koke, mbaje larg migrenën me joga
Pothuaj secili nga ne mund ta ketë provuar një “eksperiencë” të tillë. Nuk bëhet fjalë për ndodhi jashtë nesh por për një dhembje koke, dhe shpesh herë thjesht me ndjenjë acarimi, irritim ndaj zhurmave apo dritës. Shkaktare për gjithçka është migrena. Dhimbja që shfaqet është e komplikuar. Por nëse zbulohen arsyet ke diçka më shumë për të bërë. Vetëm një trajtim i saktë mund ta kurojë.
Migrena nuk mund të cilësohet thjesht një dhembje koke, por disa. Të sëmurët me migrenë mund të provojnë simptoma të ndryshme të saj, të cilat në më të shumtën e rasteve sjellin çrregullim të shëndetit, nga pak orë në disa ditë. Por ka raste që edhe më gjatë. Migrena ka një ndikim të fuqishëm në jetën e atyre, që e mbartin këtë sëmundje.
Seanca e shkurtër asana e yoga-s më poshtë vlen për migrenën e shkaktuar nga ndryshimet hormonale ose tensioni muskulor. Si joga, është zbuluar që edhe magneziumi dhe vitamina B2 (riboflavin) ulin frekuencat e migrenës me afërsisht 50% te personat që kanë disa kriza në muaj. Kjo seancë mund të jetë e dobishme për migrenat hormonale, lodhjen, pagjumësinë ose çrregullimet hormonale që sjell gjendja gjinekologjike e quajtur endometriosis.
Nga pozicioni ngritur:
Uttanasana – (Qëndrim i përkulur përpara) Bëj 3-5 frymëmarrje në atë pozicion. Mbushu me frymë kur ngrihesh. Ky qëndrim e lehtëson migrenën sepse çliron tensionin nga koka, qafa dhe shpatullat.
Vrikshasana – (Pozicioni Pemë) Qëndro për 4-5 frymëmarrje, ule këmbën gjatë frymënxjerrjes dhe përsërite në anën tjetër. Ky qëndrim ndihmon për të hapur pjesën e përparme të trupit, për të krijuar hapësirë për frymëmarrje dhe përgatit trupin për Prasarita Padottanasana.
Prasarita Padottanasana (Përkulje përpara me këmbët e hapura) – 3-5 frymëmarrje. Nxire frymën kur të ngrihesh. X 2. Një nga përkuljet më të realizueshme dhe të lehta, arrin të çlirojë tensionin e qafës dhe ndihmon për të çuar oksigjenin në tru.
Nga pozicioni ulur:
Paschimottanasana (Përkulja përpara ulur) nga Qëndrimi Dandasana. Qëndro kështu për 3-5 frymëmarrje, thith ajrin kur do ngrihesh dhe nxirre për të shkuar në vend. Ky pozicion shtrin muskujt dhe çliron tensionin nga shpina duke qenë që ti merr frymë thellësisht me gjithë gjoks.
Janu Sirsasana (pozicion ulur koka te këmbët) – 3-5 frymëmarrje. Merr frymë kur ngrihesh, nxirre për t’u qetësuar dhe kthehu në anën tjetër. Ky pozicion duke masazhuar lehtësisht organet e brendshme është shumë i mirë nëse dyshon që migrena është rezultat i çrregullimit hormonal.
Supta Virasana (pozicioni i shtrirë) – 10 frymëmarrje. Kjo ndihmon për të nxjerrë tensionin e grumbulluar rreth zemrës dhe mushkërive dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në të gjitha pjesët e trupit. Para se të dalësh plotësisht nga ky qëndrim, lëviz përpara në Pozicionin e Fëmijës mbi një turë batanijesh për një kohë prej 10 frymëmarrjesh për të lehtësuar dhe qetësuar mendjen.
Viparita Karani (Pozicioni me këmbë lart në mur) – 10 frymëmarrje. Një jastëk në formë syri ose një batanije e palosur poshtë kokës janë ndihmëse shumë të mira për këtë qëndrim, sidomos gjatë dhimbjes së kokës. Ky qëndrim ndihmon për të qetësuar tensionin nervor dhe ndihmon qarkullimin e gjakut dhe hormoneve në tërë trupin.
Halansana nga pozicioni me këmbë në mur – Qëndro kështu për 10 frymëmarrje. Përdor një batanije të palosur poshtë shpatullave për të krijuar hapësirë për qafën. Ulja e mjekrës (Jalandhara Bandha) në këtë pozicion ndihmon për të lehtësuar qarkullimin dhe sistemin e frymëmarrjes dhe për të çliruar tensionin nga pjesa e sipërme e trupit .