Nuk janë boronica, ja cilat janë të mirat e açait
Të gjithë kujtojnë se janë boronica por açai është një superfrut që vjen nga Amerika Latine, dhe në fakt Brazili është toka ku rriten palmat e saj. Konsiderohet si një nga superushqime me një sasi të lartë antioksidantësh natyrale. Një aleat i mirë për të kontrolluar peshën, dhe për të luftuar kolesterolin. Por a i dini të gjitha për açai? Ndiqni fotogalerinë me shpjegimet përkatëse.
Lamtumirë plakje-Një minierë e pabesueshme antioksidantësh, açai lufton radikalet e lira dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Fantastik për lëkurën-Në Brazil e përdorin si maskë natyrale për lëkurën, pasi prej tyre prodhohet një vaj me veti mjaft hidratuese.
Forcon flokun-Të pasura me zink,luftojnë në maksimum rënien e flokut dhe e forcon e i jep shkëlqim.