Nuk ka burg më të keq se një mendje e mbyllur

Nëse një mendje që hapet nuk rikthehet në dimensioned fillestare, ai që çlirohet nuk do pranojë kurrë të rikthehet në burg.

Pavarësisht kushteve dhe rrethanave, parimi i autonomisë është brenda nesh, kur vendosim të thyejmë frikën, të hapim sytë dhe të nisim të shohim.

Carl Jung një herë tha se “Kemi lindur të gjithë origjinalë dhe vdesim kopje”.

Duke analizuar frazën e  Jung nën dritën e ditëve të sotme, do mund të gjejmë një problem të madh, që nga momenti që jetojmë në një botë të qeverisur shkurt nga liria.

Pra, thelbi i shoqërisë sonë është liria, e cila shpërfaqet në shumë aspekte, duke nisur nga ai ekonomik deri tek sjellja. Gjithsesi, nëse shohim në thellësi, do kuptojmë se kjo strukturë botërore e quajtur ‘liri’ ekziston vetëm në plan teorik, ndaj jemi vetëm riprodhues të rregullit ekzistues apo thjesht kopje, siç thotë Jung.

Natyrisht, vizioni ynë për botën ka influence të jashme, ky është një proces natyral.  Në të njëjtën mënyrë që jeta në shoqëri ka nevojë për rregulla për të mbajtur jetën sociale brenda limiteve etikë.

Të mendosh për ushtrimin e lirisë si diçka të palimituar është e pamundur, sepse gjithçka ka një kufi. E megjithatë, eksiztenca e kufijve nuk implikon inekzistencën e lirisë dhe të kushtëzimit pa humbur vlerat e një urdhri ‘superior’.

E vërteta është se kemi rënë në skllavërim, apo, siç thotë Neto Pitta, “Jemi kolonizuar nga mendimet e të tjerëve”.

Akoma për keq, për një ideologji tejet të dëmshme për ne si qenie njerëzore: jemi katandisur në statistika, në të cilat jemi ndarë mes të kushtëzuarve dhe të pakushtëzuarve.

Pra, nuk ekziston një concept për një qenie të lirë, që ushtron aftësinë e arsyetimit dhe afeksionit për të përcaktuar atë që do dhe dëshiron. Të gjithë janë potencialisht shtëpiakë.

Ky kontroll bëhet përmes shndërrimit në shoqëri konsumi dhe vlerave themelore të saj, që katandisin gjithçka në një vlerë markate, rotacionike dhe të vjetruar.

Media, me të gjitha tentakulat e saj, janë në shërbim të kryeqytetit të madh, e cila synon në asgjë më shumë se konvertimi i më shumë njerëzve, duke menduar perëndinë e konsumit në tempullin e tij më të madh: qendrat tregtare. Vendi i gëzimit, kënaqësisë, boshllëkut dhe lirisë së pakufizuar, të paktën teorikisht ose mesatarisht.

Por, në një botë të qeverisur edhe nga aparenca, nga spektakli, e rëndësishme nuk është ajo që është, por ajo që duket se është, sidomos në sy të të tjerëve.

Ndërkohë, në këtë skemë, nuk është e mjaftueshme të kesh, e rëndësishme është të dukesh se ke, të ekspozohesh, të tregosh, të mashtrosh, të marrësh duartrokitje, rrahje në shpatulla, buzëqeshje false dhe vështrime ziliqare.

Në fjalë të tjera, duhet t’i rrëfesh botës se je një fitues, se duhet të kompesohesh pse ke ndjekur udhëizmet e tua, duke vajtur në tempullin tënd dhe duke parë veten 24 orë në 24. Dhe ka instrumente që e mundësojnë këtë: janë rrjetet sociale.

I gjithë ky teatër i jetës së përditshme, me perde që nuk mbyllen kurrë, paraqitet si i vërtetë dhe ne, me psiqikën tonë tejet delikate, blejmë me lumturinë maksimale.

Nuk ka asgjë që një mijë përsëritje nuk mund të ndërtojnë, siç tha dhe Joseph Goebbels, ministri i propagandës naziste të Gjermanisë:

“Një gënjeshtër e përsëritur mijëra herë, bëhet realitet”.

Pavarësisht kësaj, pjesa më e madhe prej nesh nduk ndjen neveri nga këto kushte, përkundrazi, pranojmë me kënaqësi të gjithë këtë marrëzi. Ose, më keq akoma, e kërkojmë vetë.

Sigurisht, ne nuk kemi çelësat për të kontrolluar ligjet, sistemin e drejtësisë, as mediat. Jemi vetëm spektatorë të një lufte të padrejtë dhe shtypëse. Në fund të fundit, nuk kemi çfarë bëjmë apo jo?

Nuk ka rreze drite që përpiqen të na ndriçojnë? E di sa e vështirë është të çlirohesh dhe sa i lartë është çmimi i lirisë. Por kush është pika për të patur një jetë të ‘sigurtë’, kur është pikërisht kjo ‘siguri’ që çon drejt skllavërisë dhe të këqijat që derivojnë prej saj?

Siç tha dhe Rosa Luxemburg: “Kush nuk lëviz, nuk ndjen zinxhirët që e lidhin “.

Duhet të lëvizim, të vrapojmë, gjestikulojmë, të flasim, derisa të zgjohemi nga një ëndërr qesharake që përfaqëson një spektakël parajse në mes të një ferri rrethuar me hekura të njollosura me gjak, djersë dhe vuajtje.

Nëse një mendje që hapet nuk rikthehet në gjendjen e mëparshme, ai që çlirohet nuk do pranojë më kurrë të rikthehet në burg. Sepse, pavarësisht rrethanave, parimi i pavarësisë është brenda nesh, kur vendosim të thyejmë frikën për të hapur sytë dhe për të parë.

/Ora News

SHKARKO APP