Numrat më të rëndësishëm të shëndetit

Nëse mendoni se pesha është shifra e vetme kur bëhet fjalë për shëndetin, jeni gabim. Vërtet, përgjigja e peshores mund të jetë tregues i gjendjeje të përgjithshme fizike por shëndeti varet nga faktorë të tjerë numerikë ose biotregues të cilët nuk mund të jenë të papërfillshëm.

Perimetri i belit

Numri i parë që duhet të keni parasysh për të vlerësuar shëndetin tuaj në mënyrë të përgjithshme është perimetri i belit. “Kjo është një e dhënë që flet për yndyrën e organeve të brendshme, që rrethon organet tona dhe ofron një parashikim shumë të saktë të rrezikut të sëmundjeve të lidhura  me obezitetin.

Gotat e ujit

Hidratimi është thelbësor për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme, por kjo nuk to të thotë që duhet të pini patjetër 8 gota ujë në ditë. Ka shumë faktorë që kombinohen për të përcaktuar sasinë individuale të ujit që i duhet një individi. Dr.Malkani është shprehur për Revistën Vanity Fair se u rekomandon pacientëve të saj të mbajnë nën kontroll sasinë e ujit që duhet të pinë duke vërejtur ngjryën e urinës dhe duke u siguruar që të jetë gjithmonë e kthjellët dhe e zbehtë, asnjëherë e errët.

Presioni i gjakut

Një numër thelbësor, tregues i shëndetit është dhe presioni i gjakut. Jo rastësisht American Herart Association e përcakton hipertensionin si ‘vrasës i heshtur’, pasi mund të rrisë rrezikun e infarktit dhe iktusit. Gjihashtu një komplikacion i rëndë që mund të lidnë nga hipertensioni i pakontrolluar është arterioskleroza. Dhe pse nuk është e nevojshme të kontrolloni hipertensionin çdo ditë, është ta monitoroni brenda një norme të caktuar.

Konsumi i perimeve dhe frutave

Kur është fjala për dietën, numri i porcioneve të frutave dhe perimeve të konsumuara çdo ditë ka shumë rëndësi, pasi sa më shumë porcione të tilla të konsumoni në ditë, aq më mirë është pasi ofrojnë mikronutrientë thelbësorë të tillë si vitaminat dhe mineralet.

Nivelet e kolesterolit

Jo vetëm që nuk duhet të injorohen, por duhet të dimë mirë se cilat janë vlert e kolesterolit ‘të mirë’ dhe ‘të keq’. Pas moshës 20 vjeç, kolesterolit duhet të kontrollohet të paktën çdo pesë vjet, por në prezencë të patologjievetë caktuara, do të ishte e përshtatshme të matej më shpesh pasi kjo vlerë mund të jetë një faktor i lartë rreziku për probleme të zemrës.

Glicemia

Niveli i sheqerit në gjak është një vlerë e dobishme për mjekët  që testojnë diabetin. Çdo herë që hani, norma e sheqerit tuaj në gjakrritet falë insulinës, një hormon që sekretohet nga pankreasi, qelizat nxjerrin sheqerin nga qarkullimi i gjakut dhe e përdorin atë për energji. Megjithatë, nëse vuani nga diabeti, trupi juaj nuk prodhon insulinë në mënyrë të mjaftueshme ose nuk e përdor atë në mënyrë efektive duke lënë shumë sheqer në qarkullimin e gjakut, duke iu dëmtuar sytë, veshkat, nerat dhe zemrën. Ju duhet të kontrolloni glukozën tuaj në gjak çdo 3 vite, por nëse jeni mbipeshë ose paraqisni disa faktorë risku për diabet, do të duhet ta kontrolloni atë më shpesh.

Koha dedikuar aktivitetit fizik

Lëvizja është themelore për kocka të forta, duka zvogëluar shanset për diabet të tipit 2 dhe për të përmirësuar gjendjen e humorit. Disa studime kanë treguar se kryerja e aktivitetit fizik për të paktën 30 minuta në ditë zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe nëse palestra nuk bën për ju, thjesht dedikojuni vrapit.

Niveli i alkoolit të konsumuar

Duke pasur parasysh se do ishte mirë të mos pinit fare, ekzagjerimi me alkool-in bën keq për shëndetin dhe kjo vlen për afat të shkurtër, ashtu dhe për afat të gjatë: Në radhë të parë, rrezikoni aksidentet me alkoolin dhe së dyti rrisni mundësinë e prekjes nga kanceri, sëmundjet e zemrës, problemet me mëlçinë dhe ato neurologjike.

Orët e gjumit

Pushimi është ecesnial për një shëndet të mirë. Privimi i gjumit është i lidhur me hipertensionin, diabetin dhe sëmundjet karidake, kështu që 8-9 orë gjumë në ditë reduktojnë riskun e patologjive kronike. /Shije/

SHKARKO APP