Numri i vogël i spermatozoidëve shton rrezikun nga sëmundje të ndryshme
Te meshkujt me numër të vogël spermatozoidesh shfaqen probleme të shpeshta shëndetësore, gjë që shton rrezikun nga sëmundjet, ka treguar një hulumtim i ri.
Studimi i bërë te 5.177 persona ka treguar që meshkujt me numër të vogël spermatozoidesh më shpesh kanë problem me presionin e lartë të gjakut, me kolesterolin “e keq” dhe me tepricën e yndyrave trupore, gjë që shton rrezikun nga shfaqja e diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve në tru.
Numri i vogël i spermatozoideve lidhet me nivelin e ulët të testosteroneve. Autorët e studimit theksojnë që këta meshkuj do të duhej të testoheshin edhe për probleme të tjera shëndetësore.
“Meshkujt sterilë me siguri kanë probleme të tjera shëndetësore të cilat rrezikojnë cilësinë e jetës dhe shkurtojnë jetëgjatësinë”, thekson profesori i endokrinologjisë Dr. Alberto Ferlin.
“Vlerësimi i fertilitetit i jep mashkullit rastin e shkëlqyeshëm për verifikim të shëndetit dhe preventivë të sëmundjeve”.
Megjithatë, autorët e studimit theksojnë që hulumtimi i tyre nuk tregon që numri i ulët i spermatozoideve shkakton çrregullime metabolike, por që kanë lidhje, shkruan tg.
Dr. Ferlin thekson që hulumtimi tregon që te meshkujt të cilët kanë probleme me fertilitetin është me rëndësi që të bëjnë edhe kontrolle të tjera.